Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë jashtë fjalimit të tij të shkruar në konferencën për ndryshime kilmatike të mbajtur në Baku, shkruan The Guardian. Kreu I qeverisë shqiptare tha se la pas ‘fjalimin e tij të përgatitur mirë’, pasi pa liderët të bënin deklaratat e tyre në ‘ekranet e heshtura’ mbi kolltukë të rehatshëm, shkruhet më tej në artikull.