Top News/ Thatësira ekstreme përfshin Meksikën, ngordhin mijëra peshq
13/06/2024 22:00

Mijëra peshq kanë ngordhur për shkak të thatësirës në lagunën Bustillos, në veri të Meksikës. Për shkak të nivelit të ujit dhe dekompozimit ë peshqve zona rrezikohet të preket nga sëmundje të ndryshme. Për të evituar këtë situatë, autoritetet nisën pastrimin e zonës. Niveli i lagunës, e cila shtrihet në rreth 3300 kilometra katrorë, është nën 50% të nivelit të saj.