Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar në Twitter pas deklaratave të presidentit Hashim Thaçi se nuk ka vullnet të përfshihet në procesin e negociatave me Serbinë që udhëhiqet nga i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak. Von Cramon shkruan se një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, dhe se kjo nuk është sipas saj, një zgjedhje personale.