Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaci dhe ish kryeparlamentari Kadri Veseli do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim në Hagë. Gjykata speciale e ka marrë këtë vendim më 26 maj ndërsa një ditë më parë vendimi është publikuar në faqen e saj zyrtare. Gjykatësi francez i procedurës paraprake urdhëroi që mbrojtja të dërgonte parashtresat e saj në lidhje me shqyrtimin e paraburgimit deri më 29 qershor ndërsa prokurorisë iu dha afat që ta bëjë këtë deri më 6 korrik.