Kryeministri Edi Rama përcolli këtë të mërkurë një mesazh me rastin e nisjes së “Tetorit Rozë”, muajit ndërkombëtar të ndërgjegjësimit dhe parandalimit të kancerit të gjirit. Në një postim në rrjetet sociale, ai u bëri thirrje grave dhe vajzave që të kujdesen për shëndetin e tyre, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.