Kreu i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur optimist për zgjedhjen e presidentit, pas bisedimeve të zhvilluara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas takimit dy orësh me këtë të fundit, Kurti tha se mungon dëshira për të shkuar në zgjedhje te reja Sakaq, kreu I LDK, Lumir Abdixhiku e konsideroi takimin kontruktiv. Ai tha para mediave se për zgjedhjen e presidentit nevojitet marrëveshje klasike mes partive ose konsensus rreth një emri. Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet deri më 4 mars, ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.