Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar këtë të martë votimin elektronike në disa qendra në bashkitë Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Të gjithë zgjedhësit e këtyre tre bashkive në datën 14 Maj 2023 do të votojnë përmes pajisjeve elektronike të votimit dhe demostrimi ka si synim njohjen e zgjedhësve me pajisjet dhe me procedurën e votimit. Procesi testues në Elbasan u mbikëqyr nga komisioneri Ilirjan Celibashi.