Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të mblidhet për të diskutuar mbi provën më të fundit të Koresë së Veriut të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi, e cila mund të arrijë deri në Guam. (Ishulli i Guamit është një territor që ndodhet në Paqësorin perëndimor). Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi imazhe duke konfirmuar kryerjen e provës më të fundit, për të cilën kishin njoftuar të dielën, Koreja e Jugut dhe Japonia.