Top News – Tesla e Elon Musk/ Raporton fitime rekord
22/10/2020 13:00

Tesla ka raportuar fitimet më të mëdha të tremujorit të mërkurën duke thënë se shpreson që të arrijë ndërkohë objektivin për gjysmë milioni makina të shitura këtë vit. Performanca e mirë dhe ambiciet ishin një lajm i mirë për investitorët, që kanë fituar më shumë se 400 për qind deri më tani, këtë vit. Aksionet e Teslas u rritën sërish në bursa pas publikimit të raportit të fitimeve. Ka patur dyshime se Tesla nuk do të mund të arrinte objektivin për të shitur 500 mijë makina këtë vit, kjo edhe falë mbylljes së fabrikës së saj në Fremont të Kalifornisë, më herët, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ajo sidoqoftë, kishte shitur 319 mijë makina në tremujorët e parë të këtij viti. Tesla raportoi të ardhura neto prej 874 milionë dollarësh, 156 për qind më shumë se një vit më parë. Analistët kishin parashikuar fitime prej 593 milionë dollarësh për kompaninë. Pritet ndërkohë që fabrika e Teslas në Kinë të luajë një rol akoma më të madh në ambiciet e saj globale. Në një bisedë me investitorët, drejtori ekzekutiv i teslas, Elon Musk, i njohur për vendosjen e objektivave ambiciozë edhe më herët, e mbajti nën kontroll entuziazmin dhe tha se sfida të mëdha e prisnin kompaninë përpara.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55