Autoritetet kanë identifikuar autorin e sulmit me armë zjarri, që u shënuar ditën e mërkurë përpara një Gjykate në Gjermani, ndërsa brenda saj po mbahej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Sipas gazetës ‘Bild’, autori i sulmit ku mbetën të plagosur vëllai dhe babai i vrasësit të Besar Nimanit është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë.