Gjykata e themelore e Prishtinës caktoi masën e sigurisë arrest me burg prej një muaji për të dyshuarit si pjesë e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në afërsi të Zveçanit. Prokuroria thotë se gjashtë të arrestuarit nga aksioni anti-terror në territorin dhe përreth manastirit të Banjskës janë që të gjithë me shtetësi serbe. Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi deklaroi për Radion Evropa e Lirë se asnjëri prej të ndaluarve nuk ka shtetësi të Kosovës, apo ndonjë shtetësi tjetër.