Teksa Izraeli vijon ofensivën mbi Rripin e Gazas, të tjera detaje janë publikuar nga mediet vendase, lidhur me sulmin e Hamasit të nisur orët e vona të datës 7 tetor. Sipas medieve izraelite, disa prej komandove të Hamasit kanë rezultuar të droguar, në momentin që kanë kryer sulmin. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se komandot e Hamasit, që kryen sulmet makabre kishin konsumuar drogën e njohur si Captagon.