Top News – Terror në qiell, plani mizor i Putinit / Paralajmëron Polonia: Një valë globale sabotimi
16/01/2025 12:14

Rusia është akuzuar për planifikimin e sulmeve terroriste kundër linjave ajrore ndërkombëtare në një valë globale sabotimi. Kryeministri polak Donald Tusk pretendoi se Rusia kreu atë që ai e përshkroi si "terror ajror" kundër linjave ajrore në Poloni dhe vende të tjera. Gjatë një konference për shtyp në Varshavë së bashku me presidentin ukrainas Volodymr Zelensky, Tusk tha: "Nuk do të hyj në detaje, mund të konfirmoj vetëm vlefshmërinë e frikës se Rusia po planifikonte akte të terrorit ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore në mbarë botën. Këto akte sabotimi janë versione të luftës që Rusia i ka shpallur gjithë botës, jo vetëm Ukrainës”. Një mori fatkeqësish ajrore në Evropë kohët e fundit janë lidhur me Kremlinin nga shumë zyrtarë të inteligjencës perëndimore. Zyrtarët perëndimorë të sigurisë dyshojnë se inteligjenca ruse qëndron pas një komploti për vendosjen e pajisjeve shpërthyese në pako në avionët e ngarkesave të drejtuara për në Amerikën e Veriut. Kjo përfshin një që mori zjarr në një qendër postare në Gjermani dhe një tjetër që u dogj në një magazinë në Angli vitin e kaluar. Në nëntor, një avion mallrash i DHL nga Leipzigu, u përplas me një shtëpi vetëm 1 km e gjysmë përpara se të ulej në pistën e aeroportit të Vilniusit. Në incident humbi jetën një person. Pamjet tronditëse tregonin avionin në flakë ndërsa ekipet e emergjencave nxitonin të shuanin zjarrin. Në korrik, Rusia u bë sërish e dyshuara kryesore pas vendosjes së një bombe brenda një pakoje në një avion për në Britani. Pakoja mori flakë më vonë ndërsa ishte në një magazinë të DHL në Birmingham me zjarrin që u shua nga shërbimet lokale të zjarrfikësve. Këto incidente ringjallën frikën e operacioneve të fshehta sabotuese ruse kundër Perëndimit. Pak javë më parë Drejtori i Përgjithshëm i MI5 Ken McCallum paralajmëroi se Rusia ishte në një "mision të qëndrueshëm për të krijuar kaos" në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar. Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet e mëparshme perëndimore se Rusia sponsorizoi akte sabotazhi dhe sulmesh në Evropë. Në fund të vitit të kaluar, Azerbajxhani akuzoi Rusinë për rrëzimin e paqëllimshëm të një aeroplani azerbajxhanas në Kazakistan në ditën e Krishtlindjes, duke vrarë 38 persona.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58