PD zhvilloi këtë të martë tryezën e diskutimeve lidhur me Reformën Territoriale. Kryedemokrati Berisha theksoi nevojën për rikthimin e komunave në zonat malore dhe kodrinore të Shqipërisë, duke argumentuar se kjo është e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve dhe për zhvillimin e harmonizuar sipas standardeve europiane. Berisha tha se në Shqipëri ka reliev të vështirë, me 18,300 kilometra rrugë, gjë që kërkon dy standarde: një për zonat malore dhe kodrinore dhe një për pjesët e tjera të vendit. Ai sugjeroi që komunat të rikthehen aty ku jetojnë mbi 1,300 deri në 1,500 banorë. Berisha e lidh këtë iniciativë me nevojën për zhvillim të qëndrueshëm rajonal dhe integrim në standardet e Bashkimi Europian, duke theksuar se Europa e rajoneve synon zhvillim harmonik në të gjitha hapësirat europiane.