Top News – Tërmeti në Egje/ Rritet numri i viktimave
02/11/2020 12:09

Një vajzë 3 vjecare është shpëtuar mëngjesin e të hënës, bashkë me një tjetër 14 vjecare, pasi tërmeti i fuqishëm me manjitudë 6.6 goditi brigjet turke të egjeut. 3 vjecarja Elif Perincek, u nxorr nga rrënojat afro 65 orë pas tërmetit. 3 vjecarja e mbijetuar ishte personi i 106 që u shpëtua nga rrënojat dhe u dërgua në spital. Rreth 23 orë pas tërmetit, nënta e saj dhe dy tre vëllezërit e saj ishin nxjerrë nga rrënojat, me njërin prej tyre që humbi jetën në spital. Tërmeti në rajonin e egjeut i ka marrë jetën të paktën 85 viktima ndërsa rreth 1 mijë të tjerë janë lënduar. Më shumë se 200 të lënduar, sipas autoriteteve, po trajtohen në spital ndërkohë që familjet në qytetin Bayrakli, më të prekur nga tërmeti, kaluan natën e tretë në tenda. Skuadrat e shpëtimit ndërkaq nuk e kanë ndalur ende punën në përpjkeje për të nxjerrë të tjerë të mbijetuar nga rrënojat edhe pse shpresat vijnë duke u shuar. Vendi ndërkohë ka regjistruar mbi 800 lëkundje të tjera toke pas tërmetit, përfshirë 40 të manjitudës mbi katër. Tërmeti i të premtes ishte aq i fortë sa u ndje deri në stamboll dhe Athinë. Tërmeti ishte më vdekjeprurësi në turqi këtë vit. Një tjetër tërmet i regjistruar në janar i mori jetën më shumë se 40 personave në provincat lindore elazig dhe malatya. Turqia ka qenë skenë e tërmeteve të përsëritura që kanë shkaktuar shumë shkatërrim, përfshirë tërmetin e madh me manjitudë mbi 7 në qytetin e izmirit në 1999 që i mori jetën 1700 personave, përfshirë rreth 1 mijë në stamboll. Ekziston frika për katastrofa të tjera në të ardhmen dhe për mënyrën se sa e përgatitur është turqia, edhe pse që nga 1999 Ankaraja ka vendosur rregulla më të rrepta në sigurinë e ndërtimit. Turqia është një një nga zonat sizmike më aktive në botë dhe është e vendosur në disa linja aktive tektonike.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02