Shqipëria e Mesme dhe jugu i vendet regjistruan pasditen e së martës një aktivitet sizmik relativisht të lartë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave janë regjistruar lëkundjet më të forta, me epiqendër në fshatin Shalës së Bashkisë së Cërrikut. Magnituda ishte 4.1 e shkallës Rihter në një thellësi prej 22.7 kilometrash.