Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur një fushë vullkanike afër Napolit, mëngjeisn e të mërkurës, më i madhi në afro katër dekada, por autoritetet italiane thanë se duket se nuk janë shkaktuar dëme. Tërmeti, pjesë e më shumë se 60 eventeve sizmike të regjistruara që nga mëngjesi i të martës, u regjistrua në orën 3.35 minuta, tha instituti italian i gjeofizikës dhe vulkanologjisë.