Lëkundje të forta tërmeti përfshinë gjithë rajonin e Ballkanit mbrëmjen e kësaj të premte, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe dëme të konsiderueshme materiale. Instituti i Gjeoshkencave raporton se epiqendra e tërmetit të fortë 5.9 ballë, ishte Bosnjë dhe Hercegovina, një zonë që preket shpesh nga tërmete. Lëkundjet e tokës u ndjenë edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci.