Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur rajonin e Balikesirit në Turqi, duke u ndjerë në disa qytete të mëdha si Stambolli dhe Izmiri, duke shkaktuar një viktimë dhe 29 të plagosur, njoftuan autoritetet turke. Lëkundjet kanë shkaktuar shembjen e disa ndërtesave në epiqendër, ndërsa autoritetet njoftojnë se gjashtë persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe po vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë edhe dy të tjerë.