Një tërmet 5.4 ballë shkalla Rihter goditi Greqinë veriperëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë , sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamike të Athinës. Lëkundja sizmike ndodhi rreth orës 05:32, në një thellësi rreth 5 kilometra, ndërsa epiqendra u lokalizua shumë pranë kufirit greko-shqiptar. Tërmeti u ndje në shumë zona të Epirit dhe Thesalisë, si edhe në disa ishuj të Detit Jon. Lëkundja, sipas mediave greke, ishte tejet e fortë dhe e ndjehsme për shkak edhe të thellësisë shumë të vogël që kishte. Ndërsa u ndje edhe në territorin shqiptar, në pjesën e qarkut të Gjirokastrës por jo vetëm. Autoritetet greke u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin banesat që kanë pësuar edhe dëmtime minimale, deri sa të kryhen kontrollet nga specialistët. “U zgjuam menjëherë nga shtrati, zhurma ishte shumë e fortë dhe u trembëm shumë”, tha për mediat një banor i fshatit Grameno në rajonin e Janinës. Sipas të dhënave sizmologjike, pas tërmetit kryesor u regjistruan dhe disa pasgoditje të tjera,