Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se nuk pendohet për vendimin e tij që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani, ndërsa talibanët vazhdojnë të rrisin kontrollin. Biden u ka bërë thirrje liderëve në Afganistan që të bashkohen dhe të luftojnë “për kombin e tyre”. Dhuna po përshkallëzohet në këtë vend tani që forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po tërhiqen nga Afganistani, pas 20 viteve operacione ushtarake.