Banka e Shqipërisë tërhoqi mbi 1 miliardë euro nga tregu përgjatë vitit të kaluar, megjithatë politika agresive e saj për të ruajtur stabilitetin e kursit të këmbimit nuk e frenoi dot rënien e monedhës së përbashkët europiane ndaj lekut. Të dhënat zyrtare të Bankës tregojnë se vetëm në tremujorin e fundit të 2025, u tërhoqën më shumë se 200 milionë euro nga tregu. Gati 68 milionë euro u blenë përmes ankandeve, ndërsa 134 milionë euro të tjera përmes ndërhyrjes së drejtpërdrejt në treg. Në total, përgjatë vitit të kaluar ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar zhvlerësimin e euros u dyfishuan në krahasim me vitin 2024, ku për të njëjtat qëllime, banka tërhoqi pak më shumë se 500 milionë euro nga tregu.