Engjell Agaçi nuk do të jetë më sekretar I Përgjithshëm I Këshillit të Ministrave. Në mbledhjen e kësaj të premte të ministrave është komunikuar tërheqja e tij nga posti. Shkak për këtë vendim kaneë qenë arsyet shëndetësore. Ndërkohë mësohet nga burime se Agaçi do të zëvendësohet në detyrë nga Elsonida Rama. Ajo më herët ka ushtruar funksionin në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.