Ish-gjenerali i Luftës në Kosovë, Hisen Berisha, teksa ka folur për mediat e vendit është shprehur se prezenca e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe sigurinë e Kosovës. Berisha tha se mandati OKB-së për KFOR nuk është vënë në pikëpyetje nga asnjë palë. Sipas ish-gjeneralit, sfidat dhe kërcënimet e sigurisë, përfshirë përpjekjet për destabilizim nga Serbia, e bëjnë më të nevojshme praninë e forcave të NATO-s.