Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si tallje me vete deklaratën e përfaqësuesit të grupimit ‘Alibeaj’ për zvarritje të procesit gjyqësor për regjistrimin e Statutit të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit së bashku. Berisha e justifikon me faktin se shkak për shtyrje janë bërë vetë përfaqësuesit ligjor të Alibeajt.