Beogradi e ka konsideruar skandaloz vendimin e marrë nga komisioni politik i Asamblesë së Këshillit të Europës, që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, jo si territor por si shtet i pavarur. Ministri i Jashtëm serb në detyrë, Ivica Daçiç tha se vendimi është i turpshëm dhe shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.