Përkeqimi i menjëhershëm i motit, i cili u pasua me reshje të dendura shiu, ka bërë që kapiteneria e portit Vlorë të pezullojë lundrimin e tragetit Vlorë-Brindisi deri në një njoftim të dytë. Dy ditë më parë, kapiteneria, vendosi vetëm pezullimin e mjeteve të vogla lundruese, ndërsa këtë të martë vendosi edhe pezullimin e daljes në det të tragetit.