Lundrimi i anijeve ndërkombëtare, trageti i linjës Vlore Brindisi, është pezulluar për shkak të kushteve të përkeqësuara meteorologjike. Bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.