Propozimi i Partisë Demokratike për të amortizuar efektet ekonomike të luftës në tregun vendas, është i tillë që TVSH-ja e grumbulluar për shkak të rritjes së çmimeve të karburantit, të shkojë automatikisht për uljen e akcizës së naftës. Zëdhënsja e grupit parlamentar, Ledina Alolli i bëri thirrje qeverisë të implementojë këtë propozim për të ulur barrën fiskale mbi qytetarët.