Çmimi Nobel në Ekonomi u nda mes tre studiuesve për shpjegimin e teorisë së rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit dhe duke përdorur teknologjinë. Joel Mokyr, Philipe Aghion dhe Peter Hoëitt ndanë çmimin prej 1 milionë dollarë me njëri-tjetrin, ku gjysma shkoi për Mokyr, studiuesin holandezo-amerikano-izraelit dhe pjesa tjetër u nda mes francezit Aghion dhe kanadezit, Hoëit. Ata u vlerësuan për studimet ekonomike historike dhe modelet për të riformësuar mënyrën se si ekonomistët dhe ligjvënësit qasen ndaj mekanizmave të reja që qëndrojnë pas progresit teknologjik dhe zhvillimit.