Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pas një operacioni të zhvilluar për goditjen e trafikimit të drogës. 4 prej tyre janë lokalizuar në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një automjet të tipit Golf 8 me targa të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, 5 shtetasit, pasi kanë vënë re prezencën e policisë, kanë tentuar të largohen me shpejtësi. Policia raporton se shtetasit, gjatë ndjekjes, kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Kosovës, më pas drejt Podujevës, për t’u kthyer sërish në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Uniformat blu të Kosovës, bëjnë me dije se ndjekja ka përfunduar në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku efektivët kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit.