Katër autorët që tentuan të vrisnin me mjete të forta një 30-vjeçar janë dorëzuar në polici, dy ditë pas ngjarjes në ambjentet e një lavazhi në Korçë. Kontrollet intensive të policisë në banesat e familjarëve, të afërmve, vendet ku mund të fshiheshin 4 autorët e plagosjes së 30-vjeçarit Ramadan Hasani, bëri që të dorëzohen në komisariat paraditen e së dielës autorët Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.