Policia greke ka ndaluar 4 persona nën akuzën e tentativës së vjedhjes së votës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbasdites së të dielës por u publikua pak mbas mbylljes së proçesit të votimit. Raportohet se 4 personat e arrestuar tentuan jashtë qendrës së votimit të japin votuesve zarfa të përgatitura me vota të një subjekti politik. Menjëherë ka ndërhyrë policia greke e cila ka arrestuar të dyshuarit.