Dy raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë rrugore u shënuan në Tiranë, duke e cuar në 74 numrin e drejtuesve të automjeteve të cilët janë marrë nën hetim nga prokuroria. Një automjet më drejteus shtetasin FZH 51 vjec u ndalua në zonën e Saukut, pasi u konstatua duke përdorur apartain celular gjatë drejtimit të automjetit. Ky shtetas pasi u ndalua dhe iu kërkuan dokumentacionet, tentoi të korruptonte punonjësin e policisë me një shumë parash, me qëllim shmangien e masës administrative. Një rast i ngjashëm u shënua në rrugën “Ferit Xhajko”, ku një 37 vjecar tentoi të korruptonte policinë, pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.