Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për tre shtetasit francezë, të cilët në bashkëpunim me një kamerunas, tentuan të fusnin 1.2 milionë euro të falsifikuara në vendin tonë, përmes aeroportit të Rinasit. Nga 9 vite burg secili, kërkoi organi i akuzës për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Jose Ngakam, dënim i cili kthehet në 6 vite, për shkak të gjykimit të shkurtruar.