La një sasi lënde plasëse (tritol) në oborrin e banesës së një 46-vjeçari, gjatë natës, dhe më pas njoftoi Policinë, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Nga veprimet hetimore dyshohet se 44-vjeçari e la lëndën plasëse në banesën e 46-vjeçarit dhe më pas njoftoi Policinë, me qëllim që pronari i banesës të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.