Policia e Fierit ka arrestuar edhe personin e dytë, që dyshohet se mori pjesë në ngjarjen e rëndë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një berberhane. Mësohet se në pranga është vënë Geraldo Hoxhaj ndërsa një ditë më parë po për këtë ngjarje u arrestua edhe Nikola Muçi.