Vitor Kola, i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë. 35-vjeçari tentoi të vriste një shtetas, duke qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Ngjarja i përket datës 25 prill 2024, ku Vitor Kola për motive të dobëta ka tentuar të vrasë një person në Vun e Dejës. Fatmirësisht nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.