Një 39-vjeçar i kërkuar dhe akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë, është arrestuar në Greqi për llogari të Interpol Tiranës. Falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri të 39-vjeçarit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja me dashje". 39-vjeçari akuzohet se më datë 04 shkurt 2025, në lagjen nr. 2, Korçë, tentoi të vrasë për motive të dobëta, shtetasin 40-vjeçar me iniciale E. Sh, duke e goditur me thikë, në kraharor. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.