Valmir Etemi është kapur dhe arrestuar në Rinas në tentativë për t’u larguar, me qëllim ekstradimin në Maqedoninë e Veriut. 32-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis. Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e shtetasit V. E. dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara.