Një 39-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, me qëllim ekstradimi. I riu u vu në pranga falë bashkëpunimit të Policisë Kufitare të Morinës me shërbimet e DVP Kukës, si rezultat i kontrolleve në kufi me qëllim goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. 39-vjeçari me banim në Kosovë, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vilnius, Lituani, pasi Gjykata e Vilnusit e ka dënuar me 2 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Dëmtimi i papërfillshëm i shëndetit, kërcenimi për të vrarë ose për t’i shkaktuar një personi një dëmtim të rëndë shëndeti ose terrorizmi i një personi”. Interpol Tirana njofton se vijon bashkëpunimin me homologët në Lituani, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit.