Shtetasi polak Jan Stanek është arrestuar këtë të enjte në pikën kufitare të Hanit të Hotit. 61-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti polak. Policia bën me dije se Jan Stanek ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Poloni me 4 vjet e 6 muaj burg për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.