Policia ka nisur hetimet për 55-vjeçar nga Kosova, pasi ka tentuar të fusë në territorin e Shqipërisë një shumë parash të padeklaruar. Bëhet me dije se shërbimet e policisë kufitare të Morinës në kuadër të goditjes së paligjsmërive në kufi, kanë ndaluar makinën e shqiptarit nga Kosova, ndërsa gjatë kontrollit kanë zbuluar 16 mijë euro të cilat nuk ishin deklaruar. Këto para u sekuestruan nga policia në kufi, ndërsa mbi 55-vjeçarin rëndon vepra penale mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.