Një grup i armatosur tentoi grabitjen e dy automjeteve të blinduara, që po transportonin vlera të konsiderueshme monetare në rrugën që lidh Leçen me Brindizin. Pamjet nga tentativa e grabitjes janë shpërndarë nga Claudio Stefanazzi, deputet i zonës. Pamjet tregojnë se autorët kanë djegur fillimisht një kamionçinë në autostradë, duke bllokuar qarkullimin. Më pas u janë afruar kamionëve të blinduar me makina që mbanin fenelina policie. Në përpjekje për të hapur blindin, ata kanë shpërthye në tavanin e mjetit një sasi të madhe lënde eksplozive. Megjithatë, autoritetet thonë se autorët nuk ja kanë dalë mbanë që të tërheqin vlera monetare, duke u larguar duarbosh.