Kamionët e vendosur si barrikada në pikën kufitare të Jarinjës, kanë nisur të largohen dhe situata po shkon drejt normalizimit. Qeveria e Kosovës dje pas një takimi me ambasadorin amerikan, ku e pranishme ishte edhe presidentja Osmani, mori vendim që të shtyhet për një muaj vendimi për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.