Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se janë duke kërkuar vendosjen e sanksioneve të tjera ndaj Iranit, pas sulmit të tij ndaj Izraelit. Izraeli u ka kërkuar aleatëve të tij që të sanksionojnë programin raketor të Teheranit. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së ka deklaruar se sanksionet e reja do të synojnë "Iranin duke përfshirë programin e tij raketor dhe dron", si dhe Gardën Revolucionare dhe ministrinë iraniane të mbrojtjes.