Kuvendi i Kosovës debatoi këtë të premte mbi situatën në veri të vendit, me kryeministrin Albin Kurti që u thirr për të dhënë shpjegime. Kurti tha para deputetëve se kryetarët e rinj të komunave në veri u shoqëruan nga policia e kosovës pasi duhej siguruar hyrja e tyre në objektet komunale, pa pengesa dhe se ky nuk ishte një vendim politik. Ai shtoi se e mbështet këtë vendim pasi që incidentet në ditët në vijim dëshmuan se kishte rrezik për sulme nga “banda kriminale”.