Koreja e Veriut hodhi dy raketa balistike në det, thanë Shefat e Përbashkët të Koresë së Jugut. Sipas tyre, raketat u hodhën të mërkurën drejt ujërave të bregut lindor të Gadishullit Korean. Në një deklaratë të lëshuar për media thuhet se autoritetet e inteligjencës jug-koreane dhe amerikane janë duke i analizuar detajet, ndërsa Koreja e Jugut ka forcuar pozicionin e saj mbikëqyrës kundër Koresë së Veriut. Seuli pasoi testimin e Penianit tre orë më vonë duke lëshuar një raketë balistike të re nga një nëndetëse 3.700 tonëshe.