Lulzim Basha thotë se nuk ka gisht në tensionet që shoqëruan mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike të mbrëmjes së të martës. “Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim, thotë ai, që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas. Përmes një postimi në Twitter, ish-kreu i Partisë Demokratike vlerëson debatin e zhvilluar.