Përleshje e protesta u regjistruan kete te diele në Malin e Zi për shkak të një ceremonie fetare nga Kisha Ortodokse Serbe. Ish-ministri i Jashtëm Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas këngës së kënduar në Manastirin e Cetinjës në Malin e Zi. Sipas Hoxhajt forcat e errëta të fashizmit të udhëhequra nga Kisha serbe po rikthehen në Malin e Zi. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një link që tregon se në Manastirin e Cetinjës, i është kënguar këngë rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë. Hoxhaj ka shkruar se kënga për rikthimin e ushtrisë serbe është bërë nga Rusia dhe interpretuar tani nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.